• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi kundërshton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi: 135 shqiptarët e vrarë në APJ mbeten plagë e hapur

12 Maj, 2026
in Lajme, Lugina
Kamberi kundër Qeverisë së re të Serbisë: Vazhdimësi e krizave dhe përjashtimit të pakicave (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në seancën plenare të Kuvendit të Serbisë, deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi ka kundërshtuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke theksuar se për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën dhe mungesën e drejtësisë për 135 shqiptarët e vrarë gjatë shërbimit në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).

Kamberi deklaroi se shqiptarët në ish-Jugosllavi shpesh janë përballur me diskriminim etnik, stigmatizim politik dhe represion kulturor brenda ushtrisë, veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Sipas tij, shumë prej vdekjeve të ushtarëve shqiptarë janë regjistruar si “vetëvrasje” apo “aksidente”, ndërsa familjet kanë ngritur vazhdimisht dyshime për dhunë dhe mungesë hetimesh të pavarura.

Deputeti shqiptar theksoi se fenomeni i vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në APJ ka lënë pasoja të thella në kujtesën kolektive të shqiptarëve në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, ndërsa autoritetet serbe asnjëherë nuk kanë iniciuar hetime zyrtare për këto raste. Ai shtoi se tema vazhdon të mbetet e heshtur dhe e padokumentuar në diskursin publik dhe institucional në Serbi.

Në fund të fjalimit, Kamberi propozoi formimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për përcaktimin e së vërtetës lidhur me rastet e vdekjes së 135 shqiptarëve në radhët e APJ-së gjatë viteve ’80, ku përveç deputetëve të përfshihen edhe organizata të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Kujtojmë se autoritetet serbe prej muajsh paralajmërojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka deklaruar se është reale që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të fillojë nga marsi i vitit 2027, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se përgatitjet për rikthimin e tij tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:30 pm, 14 Maj, 2026
20°C
i kthjellët
45 %
1006 mb
1 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 2%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:12 am
Sunset: 7:46 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

13 Maj, 2026
Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

12 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM